Mbetjet e rrezikshme, Gjykata e Durrësit jep masat e sigurisë për 20 persona

6 Shkurt 2026 | 18:10

Gjykata e Durrësit ka vendosur masat e sigurisë për 20 persona, të dyshuar në lidhje me skandalin e mbetjeve të rrezikshme. Nga këta, për disa është caktuar masa “arrest në burg”, për të tjerë “arrest në shtëpi”, ndërsa një pjesë do të hetohen nën masa më të lehta sigurie.

Konkretisht, masa “arrest në burg” është caktuar për shtetasit Sh.H, M.H, N.B, A.P, I.L, E.V, F.Ç dhe G.S, të dyshuar kryesisht për vepra penale që lidhen me kontrabandën, menaxhimin e mbetjeve dhe shkelje të rënda në ushtrimin e funksioneve doganore.

Masa “arrest në shtëpi” është dhënë për shtetasit R.B, M.Z, H.L, Sh.J dhe K.A, të dyshuar për vepra që përfshijnë kontrabandë, falsifikim dokumentesh, menaxhim të paligjshëm të mbetjeve dhe shpërdorim detyre.

Ndërkohë, për shtetasit J.K, A.D, M.P, K.S, B.T, E.M dhe I.M, gjykata ka vendosur masa më të buta sigurie, përfshirë ndalimin e daljes jashtë shtetit dhe/ose detyrimin për t’u paraqitur periodikisht në policinë gjyqësore, nën dyshimet për kontrabandë dhe shpërdorim detyre.

Lista e plotë e masave të sigurisë:

Shtetasi R.B – dyshuar për veprat penale “Kontrabandë me mallra të ndaluara apo të kufizuara” dhe “Menaxhim i mbetjeve” – Arrest në shtëpi

Shtetasi Sh.H – dyshuar për veprat penale “Kontrabandë me mallra të ndaluara apo të kufizuara” dhe “Falsifikim i dokumenteve” – Arrest në burg

Shtetasja M.Z – dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale” – Arrest në shtëpi

Shtetasi M.H – dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” – Arrest në burg

Shtetasi N.B – dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve” – Arrest në burg

Shtetasi A.P – dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve” – Arrest në burg

Shtetasi J.K – dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” – Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe detyrim paraqitjeje në policinë gjyqësore

Shtetasi I.L – dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” – Arrest në burg

Shtetasi E.V – dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” – Arrest në burg

Shtetasi H.L – dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” – Arrest në shtëpi

Shtetasi Sh.J – dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” – Arrest në shtëpi

Shtetasi F.Ç – dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve” – Arrest në burg

Shtetasi G.S – dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve” – Arrest në burg

Shtetasja A.D – dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për tre raste – Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe detyrim paraqitjeje në policinë gjyqësore

Shtetasja M.P – dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për tre raste – Detyrim paraqitjeje në policinë gjyqësore

Shtetasja K.S – dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” – Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe detyrim paraqitjeje në policinë gjyqësore

Shtetasja B.T – dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” – Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe detyrim paraqitjeje në policinë gjyqësore

Shtetasja E.M – dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” – Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe detyrim paraqitjeje në policinë gjyqësore

Shtetasi K.A – dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” – Arrest në shtëpi

Shtetasja I.M – dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” – Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe detyrim paraqitjeje në policinë gjyqësore.

Që nga viti 2024, Shqipëria është përfshirë në një hetim të gjerë për trafik dhe menaxhim të paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme që përfshin dhjetëra kontenierë me materiale të dyshimta toksike. Një anije me 102 kontenierë, të cilët u kthyen në portin e Durrësit pas refuzimit nga vendet e destinuara për shkak të alarmit që ngriti organizata mjedisore Basel Action Network — e cila ngriti shqetësimin se ngarkesa përmbante mbetje industriale të rrezikshme — u bllokua, dhe Prokuroria e Durrësit nisi hetime për shkelje të ligjit të mbetjeve, kontrabandë dhe shpërdorim detyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026