Rihapet xhamia më e madhe në Londër, u shkrumbua në 2015
Xhamia më e madhe në Britani të Madhe pritet të rihapet pas një restaurimi të plotë. Godina në vitin 2015 u përfshi nga zjarri dhe pësoi dëmtime të shumta.
Qindra njerëz pritet të vizitojnë Xhaminë Baitul Futuh në Morden, emri i së cilës do të thotë Shtëpia e Fitoreve.
Xhamia rihapet me një pamje të re, të zbukuruar gjeometrike. Projekti ka kushtuar rreth 20 milionë £.
Xhamia mendohet të jetë më e madhja në Evropën Perëndimore, me një hapësirë për 10.500 besimtarë. Ajo u ndërtua në vitin 2003 dhe kushtoi 15 milionë paund.
Ndërtesa administrative është rindërtuar si një kompleks pesëkatësh me dy salla të mëdha shumëfunksionale, zyra dhe dhoma pritjeje.
Xhamia prej 5,2 hektarësh i shërben bashkësisë myslimane Xhemati Ahmedia, i cili mblodhi fondet për projektin e rindërtimit. Struktura e re ikonike, tani mbulon mbi 5.950 metra katrorë, është dukshëm më e madhe se më parë dhe dizajni i saj përbëhet nga një mozaik i bukur islamik.
Në Xhaminë Baitul Futuh mbahen disa evente për t’i shërbyer komunitetit më të madh. Kompleksi pret turne shkollore, provime të kolegjeve lokale, ngjarje të komunitetit lokal, konferenca për shumë besime.
Përveç faljeve të rregullta, shërbimet e saj përfshijnë ushqimin javor të pastrehëve në të gjithë Londrën, dhe organizime vullnetare.
Me rindërtimin xhamia pritet të ushtrojë të gjitha funksionet e lëna përgjysmë. Ajo shërbeu edhe gjatë pandemisë si klinikë vaksinimi.
Zjarri i datës 26 shtator 2015 la të dëmtuara rreth 50% të katit të parë të godinës së administratës, dhe një pjesë të çatisë. Vetëm një pjesë e vogël e besimtarëve ishin brenda xhamisë kur nisën flakët. Një djalë 16-vjeçar u akuzua për ndezjen e qëllimshme të zjarrit, po u lirua nga akuzat në 2017.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve