Mbi 100 raste të reja me COVID-19 në RMV, 5 viktima në 24 orë

15 Qershor 2020 | 14:41

Numri i personave të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut vijon të rritet me mbi 100 raste në ditë. Gjatë 24 orëve të fundit nga testimi i 841 personave, 103 prej tyre kanë rezultuar pozitivë. Dy qytetet me rastet më të shumta vijojnë të mbeten Shkupi dhe Tetova.

Ndërkohë sa i takon numrit të viktimave, në 24 orët e fundit janë shënuar 5 të vdekur. Nga ana tjetër, Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se 13 pacientë janë shëruar.

Në total, në Maqedoninë e Veriut janë kryer gati 44 mijë teste. Gjithashtu në ditën e fundit janë kryer dhe 123 teste “screening” në kopshte , ku u zbuluan 4 raste pozitive.

Maqedonia e Veriut deri tani ka diagnostikuar me coronavirus 4 157 persona, ku nga këta numri i personave të shëruar është 1 723, ndërsa raste aktive mbeten 2 241.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026