Mbi 12 mijë gra kryen mamografinë në Tetor, Tomini flet për rezultatet e fushatës

4 Nëntor 2024 | 16:20

“Ia vlen të jetosh”, fushta ndërgjegjësuese për kapjen në kohë të kancerit të gjirit ka përfunduar. 12701 gra në të gjithë vendin kanë realizuar mamografitë përgjatë tetorit. Rreth 1200 prej tyre kanë rezultuar me formacione të dyshimta”.

“Për të arritur deri në diagnozën përfundimtare duhet të kalojmë disa hallka  procese të protokollit shëndetësor për të evidentuar saktë nëse jemi me një formacion , prekancerogen, kancerogen apo me forma të avancuara të kancerit. Pasi evidentoehet nga tekniku apo mjeku radiolog përgjigjia  i shkon gruas dhe mjekut të familjes  për ta referuar më pas zonjës drejt procesit të referimit për të ndjekur deri në diagnozën përfundimtare. Kemi qenë deri në nivelin e 10-11 % të rasteve për tu referuar në sistemin e referimit”,-tha Eugena Tomini, drejtore e ISHP.

Kapja në kohë e kancerit të gjirit sipas mjekëve do të çonte në shërimin 100% të çdo gruaje që e kap atë në faza të hershme, ndaj edhe është menduar që depërtimi të vazhdoj gjatë gjithë vitit.

“Ndaj ju bëjmë thirrje të gjithë zonjave që të mos e kryejnë mamografinë vetëm në tetor , por ta kryejnë atë gjatë gjithë vitit”,-tha Tomini.

Por cilat janë moshat që duhet të kryejnë mamografi dhe kur duhet të nisin kontrollet e gjirit?

“ Të ndjekim rekomandimin e mjekëve specialist për të kryer mamografinë atëherë kur duhet. E theksojmë që kryhet një herë në 2 vjet për gratë mbi 50 vjeç. Nga mosha 20-40 vjeç një ekzaminim gjiri me personel shëndetësor, një vetë ekzaminim”,-tha drejtorja e ISHP.

Për të kapur në kohë çdo rast të kancerit të gjirit, ministria e Shëndetësisë, ka hartuar një tjetër program depistimi , për gjatë gjithë vitit do ketë mundësi që çdo grua në bazë të kalendarit të hartuar tashmë të kryej mamografinë pa sistem referimi dhe falas.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026