Mbi 12 milionë njerëz të bllokuar në zonat e luftimeve në Ukrainë, sipas OKB
6.5 milionë njerëz janë zhvendosur brenda Ukrainës, ndërsa 3.2 milionë janë larguar nga vendi.
Kështu njoftoi të premten Agjencia për Migracion e OKB-së, sipas të cilës mbi 12 milionë njerëz janë të bllokuar për shkak të luftimeve në Ukrainë, në pamundësi për t’u zhvendosur.
Rreth një e katërta e 44 milionë njerëzve të Ukrainës janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Gjetjet janë bërë publike përmes një dokumenti të publikuar të premten nga zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.
Në këto dokumente thuhet se “mbi 12 milionë njerëz vlerësohet të jenë të bllokuar në zonat e prekura, ose ta kenë të pamundur të largohen për shkak të rreziqeve të shtuara të sigurisë, shkatërrimit të urave dhe rrugëve, si dhe mungesës së burimeve ose informacionit se ku mund të gjejnë siguri dhe strehim”.
Agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR, thotë se luftimet prej pushtimin rus të Ukrainës më 24 shkurt, kanë shkaktuar krizën më të rëndë të refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Sipas UNHCR-së, më shumë se 3.2 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 11:19 Australia shtrëngon kontrollin mbi rrjetet sociale, gjoba deri në 99 milionë dollarë për shkeljen e ligjit
- 10:43 Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet
- 10:29 Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit
- 10:23 “Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
- 10:22 Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin
- 10:20 Qarkullonte me armë zjarri në automjet, Policia arreston 31-vjeçarin nga Lezha në Rinas