Mbi 200 të vdekur në 5 ditë, mjeku në RMV: Ka fluks të madh pacientësh, personeli i lodhur

9 Prill 2021 | 16:21

Maqedonia e Veriut po përballet me një valë të tretë të pandemisë COVID-19, pasi prej më shumë se 20 ditësh, rastet e infektimeve e kalojnë shifrën 1000, ndërsa numri i vdekjeve në 5 ditët e fundit është mbi 200.

Procesi i vaksinimit në Maqedoninë e Veriut ka nisur, por me ritme të ngadalta. Shifrat tregojnë se në rang kombëtar, vetëm 0.8% e popullsisë ka pasur mundësinë të vaksinohet. Sipas mjekut infektolog, Aliriza Osmani, situata është vështirësuar akoma më shumë nga vetë sjellja e pacientëve, që paraqiten në spital në fazë shumë të avancuar të sëmundjes.

“Pacientët kanë veçori dhe nuk mund t’i mjekojmë të gjithë me të njëjtën terapi. Vijnë në gjendje të renduar pasi presin gjatë dhe kur vijnë janë në gjendje shumë të vështirë”, tha ai.

Për infektologun nga Shkupi, kjo sjellje e qytetarëve të infektuar ka ndikuar edhe në përballimin e situatës nga bluzat e bardha, ndërkohë që kapacitetet janë drejt ezaurimit.

“Fluksi i madh i pacientëve pamundësojnë që ata që janë në gjendje të rëndë të kenë më shumë përkujdesje. Personeli është shumë i lodhur, kurse fluksi është tej masa i madh”, deklaroi mjeku.

Kryeqendra e Maqedonisë së Veriut, Shkupi rezulton qyteti me numrin më të madh të personave aktivë me Covid-19. Kjo ka shtyrë autoritetet që të ashpërsojnë masat për parandalimin e përhapjes së virusit, duke ri sjellë orën policore dhe mbylljen e bizneseve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026