Mbi dy rrota nëpër Shqipëri, turistët gjermanë të mrekulluar nga bukuritë natyrore

10 Maj 2023 | 16:42

Ardhja e turistëve të huaj këtë vit duket se ka nisur më herët duke dhënë shpresa se ky do të jetë një sezon i mbarë turistik. Kjo ka qenë më e dukshme në sitet e njohura turistike në qarkun e Fierit e veçanërisht në Parkun Arkeologjik të Apollonisë.

Janë me qindra vizitorë të përditshëm në grupe apo familjare që vizitojnë qytetin antik, objektet e kultit që ndodhen brenda tij si edhe shijojnë bukurinë e natyrës në këtë stinë.

Madje turistët e huaj janë bërë më të shpeshtë edhe brenda në qytet.

Dy turistë gjermanë të cilët udhëtojnë më biçikleta japin përshtypjet e tyre të para nga Shqipëria dhe vendet e vizituara.

“Ajo që më bën më shumë përshtypje janë njerëzit. Janë shumë të sjellshëm dhe të hapur. Gjatë udhëtimit kemi tokur dorën me shumë njerëz, fëmijët na përshëndetin. Natyra është e bukur, do shohim si do shkojë udhëtimi deri në fund. Patjetër që do t’jua sygjeronim si vend edhe shokëve tanë”,-tha Dominik Drexler.

“Pardje erdhëm në Shqipëri. U nisëm nga Greqia me biçikleta për të ardhur në Fier. I gjithë udhëtimi ishte me biçikletë. Natyra nga sa kemi parë deri tani është shumë e bukur. Lumi Vjosa ishte diçka fantastike ndërsa edhe ky qytet na duket mjaft tërheqës,”-tha Haicom Wrust.

Është fakt tashmë se sezoni veror nis më herët duke sjellë me vete më shumë gjallëri dhe aktivitet ekonomik në zonat turistike të qarkut të Fierit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hyrjet e turistëve u rritën me 15.9% në maj, mbi 1.1 milion turistë të huaj në maj

Turizmi në Shqipëri vijon të shënojë rritje, me një përshpejtim të ndjeshëm gjatë muajit maj. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë majit 2026...
18:50 | 25/06/2026

Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 11 shtetas, në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet më 22 dhe 23 qershor 2026, të dyshuar për...
18:48 | 25/06/2026

Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë

Kampioni shqiptar i UFC-së, Denis Buzukja, ka vlerësuar talentin dhe potencialin e sportistëve shqiptarë, duke theksuar se ata kanë cilësi të veçanta për të arritur...
17:20 | 25/06/2026