Mbledhja e dy kuvendeve Shqipëri-Kosovë, zbardhet agjenda e takimit të 27 nëntorit
110-vjetori i pavarësisë do të bëjë bashkë në Tiranë, 260 parlamentarët e Shqipërisë dhe të Kosovës. Për herë të parë, ligjvënësit e dy Kuvendeve do të mblidhen më 27 nëntor në sallën e seancave plenare.
Euronews Albania ka mësuar se mbledhja është parashikuar rreth 2 orë dhe gjithçka do të përmbyllet brenda ditës së dielë.
Si mikpritëse, në cilësinë e drejtueses së Kuvendit, Lindita Nikolla do të hapë seancën plenare me një fjalë përshendetëse dhe më pas fjalën do e marrë homologu i saj në Kosovë, Glauk Konjufca.
Pas dy kryeparlamentarëve, do të jenë kryeministrat e dy vendeve, Edi Rama dhe Albin Kurti që do të mbajnë fjalën e tyre përpara deputetëve.
Grupet e punës të ngritura nga dy kuvendet po i japin dorën e fundit detajeve përfundimtare, ku është menduar që një fjalë të rastit të kenë edhe kryetarët e grupeve parlamentare. Në këtë takim nuk pritet të firmosen marrëveshje mes dy vendeve.
LEXONI GJITHASHTU
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq