Mbledhja e kryesisë së PD, ja deputetët që mungojnë
Këtë të enjte kryesia e PD do të zhvillojë një mbledhje ku në fokus të kësaj do jetë riorganizimi i Partisë Demokratike.
Kujtojmë se në mbledhjen e fundit të kryesisë vendos data për zgjedhjen e kryetari të ri, gjë që u shoqërua me debate të forta mes grupimeve në PD. Një pjesë e deputetëve nuk i njohën vendimet e marra nga kryesia e madje disa prej tyre u larguan nga mbledhja.
Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha dha më tepër detaje rreth kësaj mbledhje që pritet të mbahet.
Ai tha se deputetët Gazment Bardhi, Helidon Bushati, Lefter Geshtenja , Saimir Korreshi , Bledjon Nallbati, Dhurata Cupi, Dashnor Sula, Juela Hamati, Jonila Godole e kanë bojkotuar mbledhjen pasi thonë se vendimi i marrë nga kryesia bie ndesh me statutin e Partisë demokratike. Po ashtu deputetët , Jorida Tabaku, Flamur Hoxha , Oriela Nebiaj nuk do jenë të pranishëm në mbledhje, por kujtojmë se ata kanë dhënë dorëheqjen edhe nga postet partiake.
Ndërsa do jenë të pranishëm në mbledhje: Arbi Agalliu, Kreshnik Collaku, Jemin Gjana, Fitim Zekthi, Gentian Gaba, Endri Hasa, Indrit Sefa, Roland Bejko, Taulant Zeneli, Gazment Koduzi, Taulanda Jupi , Flutura Acka , Orjola Pampuri , Agron Kapllanaj , Enkelejd Alibeaj, Xhemal Gjunkshi dhe Merita Bakiu e cila për arsye personale nuk do të jetë prezente, por do të ndjekë mbledhjen online.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 13:32 Rama publikon review negative për Kalanë e Rozafës: Uroj që prokuroria të veprojë ndaj shantazhuesve
- 13:31 Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 12:50 Lundronin pranë pushuesve, gjobiten dy drejtues mjetesh ujore në Vlorë
- 12:38 Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim
- 12:30 Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese
- 10:54 Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak