Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Rama pritet me nderime shtetërore në Podgoricë

27 Shkurt 2023 | 10:49

Kryeministri Edi Rama është pritur me nderime shtetërore gjatë vizitës së tij në Podgoricë, ku pritet të mbahet sot mbledhja e përbashkët mes qeverive të Shqipoërisë dhe Malit të Zi.

Kjo shënon dhe mbledhjen e dytë të qeverive mes dy vendeve fqinje.

Mbledhja e përbashkët në kryeqytetin malazez do t’i hapë rrugë ndërtimit të një dogane të re në Shën Nikollë-Pulaj dhe një ure mbi lumin e Bunës që do të afrojë dy vendet.

Këto janë 2 prej 9 marrëveshjeve që do të firmosen nga Rama e Abazovic.

Të tjerat që do të nënshkruhen nga ministrat respektivë përfshijnë memorandume në fushën e energjsë, mbrojtjes, peshkimit, bujqësisë, arsimit, sportit e kulturës.

Fqinjësia e mirë me Malin e Zi është bërë shkas që edhe më herët të bashkpëunohet për ndërtimin e infrastrukturës në rrugë, hekurudhë, mbrojtjen e gjuhës shqipe apo njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit.

Megjithë raportet e ngushta, Mali i Zi nuk e ka përqafuar ende nismën e Ballkanit të Hapur, ku palë janë bërë deri më tani Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave paraprake...
22:44 | 18/07/2026

Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit

Dy turistë gjermanë nga 18-vjeç kanë humbur orientimin pasditen e sotme teksa po eksploronin malin e Çikës. Sipas informacioneve paraprake, ata kishin nisur ecjen rreth...
22:06 | 18/07/2026

Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz

Aktivistja Etleva Merko dhe ish-drejtuesi i policisë Faik Basha, të ftuar këtë të shtunë në Review me Greta Topjanën në Euronews Albania, kanë debatuar lidhur...
21:52 | 18/07/2026