Mbledhja e qeverisë, Rama ngre dolli me ujin e ftohtë të Tepelenës

28 Korrik 2023 | 17:01

Kreu i qeverisë Edi Rama ndodhet në Tepelenë, aty ku do të mbahet për dy ditë mbledhja informale e kabinetit qeveritar.

Por së fundmi numri një i qeverisë ka ndarë një video në rrjetet sociale, teksa ngre dolli me ujin e ftohtë të Tepelenës.

“Uji i ftohtë i Tepelenës, vajza e Tepelenës, djemtë e Tepelenës. I dini  kaçak por ja ku janë alamet djemsh. Hajde gëzuar me ujin e Tepelenës, të na rrojë Tepelena turistike që vetëm zhvillohet dhe është bërë një magnet që vetëm thith njerëz që vijnë për ta shijuar”-tha Rama.

Pak më parë kreu i qeverisë ndau dhe fotot me kabinetin qeveritar ndërsa shtoi se po përgatiten për sezonin e ri politik.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026