Mbledhja e qeverive Itali-Shqipëri, zbulohen marrëveshjet mes Ramës dhe Melonit
Të enjten e 13 nëntorit, kryeministri Edi Rama së bashku me dhjetë ministra të qeverisë shqiptare do të takohen në Romë me kryeministren italiane, Giorgia Meloni. Gjatë këtij takimi mes dy qeverive do të nënshkruhen disa marrëveshje mes të cilave në sektorin e energjisë.
Sipas mediave italiane po punohet për zgjerimin e bashkëpunimit bazuar në marrëveshjen trepalëshe midis Italisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë të nënshkruar në Abu Dhabi më 15 janar 2025, e cila parashikon prodhimin e energjisë së rinovueshme në Shqipëri dhe një ndërlidhje nëndetëse për energjinë e rinovueshme që lidh Italinë dhe Shqipërinë.
Në sektorin e mbrojtjes, Italia do të ofrojë pajisje dhe teknologji, ndërsa infrastruktura detare do të vendoset në Shqipëri për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e anijeve.
Sa i përket migracionit, mediat italiane shtojnë se do të krijohet një grup i përbashkët pune për të thelluar bashkëpunimin në luftën kundër emigracionit të parregullt dhe për të forcuar aftësitë e patrullimit detar të Shqipërisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mbledhja e qeverive Shqipëri-Itali, Rama niset në Romë! Ja ministrat që e shoqërojnë
- Destinacion SHBA-të, sekuestrohen 12 ton kokainë në Panama, 10 të arrestuar (VIDEO)
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 16:29 Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
- 16:24 Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira
- 16:12 India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale
- 16:06 Gjykata merre vendimin, gruaja e kryeministrit spanjoll do të dalë në gjyq për akuzat për përvetësim fondesh
- 15:56 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 15:34 “Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç