Mblidhet grupi për mbrojtjen e Ukrainës, Ministri Vengu: Qëndrojmë krah miqve tanë

6 Shtator 2024 | 19:03

Ministri Mbrojtjes z. Pirro Vengu mori pjesë në takimin e 24-ët të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës (UDCG), koalicion i përbërë nga të gjitha vendet e NATO-s dhe më shumë se 18 vende partnere, të bashkuar dhe të vendosur për të ndihmuar Ukrainën kundër pushtimit të paprovokuar të nisur nga Rusia që prej shkurtit 2022.

Në ndërhyrjen e tij, ministri Vengu çmoi këtë nismë të udhëhequr nga SHBA-të dhe nënvizoi se Shqipëria do vazhdoje të qëndrojë përkrah Ukrainës dhe popullit të saj duke vijuar të japë asistencë ushtarake dhe humanitare.

Në këtë drejtim, vendi ynë radhitet ndër vendet me kontribut domethënës në radhët e Aleancës, në përpjekjen kolektive për të rritur kapacitetet ukrainase dhe për të frenuar agresionin rus.

Në takim mori pjesë edhe presidenti i Ukrainës z. Zelenski, ndërkohë që bisedimet zhvillohen në një moment kyç dhe dinamik të luftimeve në terren.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026