Mbretëria e Bashkuar mund të dislokojë trupa ushtarake në Ukrainë

19 Dhjetor 2024 | 13:56

Trupat e Mbretërisë së Bashkuar mund të dislokohen në Ukrainë për të ofruar trajnime për forcat ukrainase, tha Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, gjatë vizitws nw Ukrainë të mërkurën. Healey theksoi se Mbretëria e Bashkuar duhet të ofrojë trajnime më të përshtatshme për nevojat aktuale të forcave ukrainase.

Kwtw tw enjte, Britania njoftoi se do të dërgonte 225 milionë paund shtesë në formë pajisjesh ushtarake për të ndihmuar Ukrainën në përpjekjet e saj për të përballuar pushtimin rus. Healey shtoi se Mbretëria e Bashkuar ka një plan me pesë pika për të rritur mbështetjen, duke përfshirë trajnimin, armët dhe ndihmën financiare.

Ndërkohë, në një intervistë për Sky News, zëvendëskryeministri britanik, David Lammy, tha se Vladimir Putin nuk është një lider me të cilin mund të negociohet, duke theksuar se do të ishte e pamundur të arrihej një marrëveshje me të.

Spekulimet rreth një angazhimi të mundshëm ndërkombëtar në Ukrainë po shtohen, ndërkohë që liderët evropianë diskutuan në Bruksel për pozicionin e sigurisë pas luftës. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, zhvilloi diskutime me presidentin francez, Emmanuel Macron, rreth propozimit të këtij të fundit për dërgimin e trupave ndërkombëtare në Ukrainë si një hap drejt arritjes së një paqeje të qëndrueshme.

Zelenskyy tha se të dy liderët ndajnë një vizion të përbashkët për sigurinë dhe se garancitë e besueshme janë thelbësore për një paqe të mundshme dhe të qëndrueshme. Ai gjithashtu njoftoi se kishte pasur bisedime në Bruksel me liderë të tjerë, duke përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për sigurinë e Ukrainës dhe perspektivat e ardhshme.

Megjithatë, Zelenskyy pranoi se Ukraina nuk ka mundësi të tërheqë trupat ruse nga territoret e pushtuara në lindje të vendit dhe në Krime, duke sugjeruar se një marrëveshje armëpushimi mund të jetë e mundur në kushte të caktuara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen

Kryeministri britanik Keir Starmer ka njoftuar një financim shtesë prej 15 miliardë paundësh për mbrojtjen, në prag të publikimit të planit shumëvjeçar të shpenzimeve të...
13:06 | 30/06/2026

Witkoff dhe Kushner zbarkojnë në Katar për bisedime rreth luftës me Iranin

I dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, dhe këshilltari i lartë Jared Kushner mbërritën në Doha për t’u takuar me ndërmjetësuesit e...
12:52 | 30/06/2026

Britania propozon rregulla të reja për platformat mobile të Apple dhe Google

Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve (CMA) i Mbretërisë së Bashkuar nisi të martën një konsultim mbi rregullat e propozuara që kërkojnë që Apple dhe Google...
10:59 | 30/06/2026