Mbreti i tryezës së fundvitit, gjeli i detit në treg më herët me çmim më të lartë

14 Dhjetor 2021 | 14:22

Na ndajnë më shumë se 2 javë nga ndërrimi i viteve. Megjithatë, përgatitjet për këtë natë kanë nisur herët.

Gjeli i detit është një ndër gatimet që nuk mungon në tryezat e shqiptarëve natën e Vitit të Ri.

Fatbardha Allmushaj, prej 40 vitesh merret me rritjen dhe shitjen e gjelave dhe pulave të detit në zonën e Baldushkut. Ajo tregon se ka rritje të çmimit, megjithatë nuk ka ndikuar tek blerësit.

“Kam 33 krerë dhe të gjithë i kam të shitur. Kanë dy javë që i kanë rezervuar. Ne e kemi me 10 mijë lekë (të vjetra) kilogramin. Këtë vit janë rritur çmimet, është ngritur çdo gjë, jo vetëm ne gjelat”, thotë ajo.

Bajram Balla është një tjetër banor i kësaj zone, i cili prej vitesh merret me tregtimin e këtyre shpendëve.

“100 krerë, i kam të zënë pjesën më të madhe. Këtë vit i kemi dhënë me 9 mijë lekë (të vjetra). Është ngritur misri shumë, vjet e kam marr kilen e misrit me 30 mijë lekë, sivjet ka shkuar 48-50 mijë. Deri tani kam harxhuar 30 kile misër”, tregon Bajram Balla.

Ata thonë se nuk kanë fitimin e duhur, duke marrë parasysh kujdesin që duan gjeli dhe pula e detit për të paktën 8 muaj.

“Ndonjë fitim kush e di nuk ka, 1 milion lekë nuk është ndonjë gjë kush e di, për 8-9 muaj”, thotë Fatbardha Allmushaj

Shitja e këtyre shpendëve, fillon më 25 dhjetor e deri më datë 31, ku janë dhe ditët që kanë më shumë kërkesa qytetarët.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026