Mbrojtja nga rrezet ultraviolet, cilat janë masat që duhet të merrni 

25 Qershor 2021 | 20:19

Qëndrimi në diell është shkaku kryesor i ekspozimit ndaj rrezatimit ultraviolet. Djegia që shkakton ky rrezatim, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbart në vetvete një rrezik të madh të zhvillimit të melanomës gjatë jetës, tek ata që kanë një ekspozim për një kohë të gjatë. Sa më i madh ky rrezatim, aq më i madh është dhe potenciali për dëmtim të lëkurës dhe syrit, në një kohë të shkurtër.

Hapi i parë që duhet të bëni për t’u mbrojtur është të gjeni indeksin e rrezatimit UV. Pjesa më e madhe e aparateve të celularëve sot e mundësojnë këtë.

Në aplikacionin e parashikimit të motit në celularin tuaj, do të shihni indeksin UV. Hapi i dytë është të dini mbrojtjen e rekomanduar në bazë të  nivelit të rrezatimit UV.

Nëse indeksi i rrezeve UV në celularin tuaj shënon 0 deri në 2,  ju mund të kënaqeni duke qëndruar jashtë. Nëse ky indeks varion nga 3-7 ajo që duhet të bëni është të kërkoni hije gjatë orëve të mesditës. Rrini të veshur me bluzë, vendosni kremin e diellit dhe kapelën për t`u mbrojtur.

Nëse rrezatimi UV është 6-7, ekspozimi për më shumë se 30 minuta shkakton djegie.

Nëse indeksi i rrezatimit ultraviolet shënon 8 , duhet të shmangni qëndrimin jashtë gjatë orëve të mesditës. Bluza, kremi kundër diellit dhe kapela janë të domosdoshme.

Nga 8 deri në 10 ky indeks vlerësohet si shumë i lartë dhe ekspozimi për më shumë se 15-25 minuta, shkakton djegie. Ndërsa kur celulari juaj të tregojë se indeksi UV është 11 atëherë situata është ekstreme. Do të mjaftonin vetëm 10 minuta për të pësuar djegie. Në të dyja rastet, këshillohet mos ekspozimi në diell, dhe qëndrimi brenda në shtëpi.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026

Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë

Rreth një në 60 të rritur mbi moshën 40 vjeç mund të kenë fibrozë të mëlçisë të padiagnostikuar, sipas një studimi të ri evropian të...
08:21 | 21/04/2026