“Mbroni nazizmi”- Përplasje në politikën gjermane, kritika të djathtës ekstreme

19 Janar 2024 | 14:37

Koalicioni qeverisës në Gjermani akuzoi të djathtën ekstreme për mbrojtjen e idealeve naziste. Reagimi erdhi pasi anëtarë të partive Lëvizja për Identitet dhe Alternativa për Gjermaninë morën pjesë në një takim nëntorin e kaluar, për të diskutuar dëbimin e miliona emigrantëve, përfshirë atyre që kanë nënshtetësi gjermane.

“Ju jeni ujqër të veshur si dele, por fasada juaj ka nisur të kriset. Fytyra juaj e vërtetë ka nisur të dalë dhe ne do ta bëjmë të qartë se çfarë lloj ideologjie ju ndiqni”, deklaroi Lars Klingbeil, kreu i grupit parlamentar të SPD-së.

Debati u mbajt pasi Bundestagu miratoi ligjin që lehtëson largimin e azilkërkuesve. Krahas kësaj, ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser u tha gazetarëve se ekzistonte një “përpjekje e pastër për të përcaktuar etnikisht se kush mund të qëndrojë në Gjermani”, një ideologji tërësisht naziste.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026