Mbyllen hetimet për vrasjen e 19-vjeçarit në Fier, dy të dyshuarit çohen për gjykim

18 Qershor 2025 | 09:57

Prokuroria e Fierit ka njoftuar se ka mbyllur hetimet për vrasjen e 19-vjeçarit Grei Bihuci në mars të vitit 2024.

Nxënësi i shkollës “Petro Sota”, që studionte për teknologji informacioni, humbi jetën pasi u plagos me thikë gjatë një konflikti me bashkëmoshatarë të tij në Fier.

Sherri ndodhi pas një konflikti të nisur në rrjetet sociale, ndërsa Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq për ‘Vrasje me paramendim’ dy shtetas, një prej të cilëve i mitur, ku kërkon përkatësisht 25 vite burgim për Fatjon Mukën dhe 12 vite e 6 muaj për të miturin K.M.

Ata akuzohen për veprat penale ‘Vrasja me paramendim’, e kryer në bashkëpunim, dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’, të parashikuara nga nenet 78/1 e 25 dhe 279/2 të Kodit Penal.

“Nga hetimet e kryera mbi procedimin penal nr. 382 të vitit 2025, rezultoi e provuar se, në datën 11.03.2024, rreth orës 11:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit” të qytetit të Fierit, gjatë një takimi për t’u sqaruar lidhur me një konflikt të ndodhur ditë më parë dhe të publikuar në rrjetet sociale, të pandehurit F.M. dhe K.M., të cilët kanë pasur me vete armë të ftohta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur viktimën G.B., duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Njoftimi i plotë

“Vranë shtetasin G.B. pas konfliktit të nisur në rrjetet sociale, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq për ‘Vrasje me paramendim’ dy shtetas, një prej të cilëve i mitur

Prokuroria pranë Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit F.M. dhe K.M. për veprat penale ‘Vrasja me paramendim’, e kryer në bashkëpunim dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’, të parashikuara nga nenet 78/1 e 25 dhe 279/2 të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera mbi procedimin penal nr. 382 të vitit 2025, rezultoi e provuar se, në datën 11.03.2024, rreth orës 11:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit” të qytetit të Fierit, gjatë një takimi për t’u sqaruar lidhur me një konflikt të ndodhur ditë më parë dhe të publikuar në rrjetet sociale, të pandehurit F.M. dhe K.M., të cilët kanë pasur me vete armë të ftohta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur viktimën G.B., duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkoi  Deklarimin fajtor të të pandehurit F.M. për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 78/1 e 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 25 vjet burgim. Si dhe deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin K.M. për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 78/1 e 25 dhe 51 të Kodit Penal dhe 97/2 të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, dënimin e tij me 12 vjet dhe 6 muaj burgim.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër

Ka humbur jetën shtetasi tjetër egjiptian i cili ndodhej në të njëjtin mjet me viktimën tjetër. Viktima e dytë ishte transportuar në spital për mjekim...
19:18 | 22/07/2026

Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion

Një vatër zjarri është shfaqur këtë të mërkurë në Voskopojë, në zonën e njohur si “Antenat” ndërsa menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë...
18:02 | 22/07/2026

Policia zbardh aksidentin: 2 të vdekur dhe 1 i plagosur; kamioni me pompë betoni u përplas me një automjet dhe ra nga ura

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe...
17:49 | 22/07/2026