English

Mbyllen primaret për Partinë Demokratike, sa ishte pjesëmarrja në votime

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Është mbyllur votimi për primaret në Partinë Demokratike. Procesi i votimit ka përfunduar pa incidente në të gjitha qarqet e Shqipërisë, në disa zona ka nisur edhe numërimi i votave ndërsa në Tiranë numërimi pritet të nisë në orën 21:00.

- Advertisement -

Përmes procesit të primareve, Partia Demokratike do të formësojë një pjesë të konsiderueshme të listës së kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 11 majit.

Drjetues demokratë kanë deklaruar se ka pasur një numër të lartë të anëtareve të PD në të gjithë Shqipërinë, që kanë votuar në Primare.

Sipas informacioneve të deritanishme pjesëmarrja në votime ka qenë si më poshtë:

Vlorë nga 2300 anëtarë me të drejtë vote, kanë votuar 867 anëtarë.

Selenicë nga 500 anëtarë me të drejtë vote kanë votuar 268.

Himarë nga 470 anëtarë me të drejtë vote, kanë votuar 197.

Në rang rethi, nga 3270 anëtarë me të drejtë vote kanë votuar 1330.

Në Sarandë morën pjesë 699 votues nga 1300 të listës. Pas rreth 1 orë pritje të kutive nga qendrat Delvinë, Finiq dhe Konispol do të nisë numërimi këtu në Sarandë.

Finiq: 130 votues

Delvinë: 250 votues

Konispol: 176 votues.

Në qarkun e Korçës ajo çfarë bën përshtypje në këtë proces votimi ndryshe nga proceset e mëparshme është përqindja e lartë e votuesve nga 8754 anëtarë kanë marrë mbi 5100 anëtare me të drejtë vote.

Numri i lartë i pjesëmarrësve në votime sipas drejtuesit të Qarkut Ivi Kaso ka ardhur edhe për shkak të numrit të lartë të kandidatëve.

Procesi i Primareve për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të Qarkut Fier u mbyll 1 orë e 20 minuta pas orarit zyrtar. Drejtuesi politik i Qarkut Gazmend Bardhi në mbyllje vlerësoi procesin të rregullt, pa asnjë incident dhe njëherazi ka falënderuar kandidatët në garë dhe anëtarët e komisionit.

Në Durrës, procesi i votimit për zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike u mbyll pas një ore shtyrje për shkak të fluksit të votuesve. Sipas të dhënave zyrtare, nga 3,500 anëtarë të PD-së me të drejtë vote, kanë votuar 2,753 persona.

Shkodër: 1785 votues

Malësia e Madhe: 791 votues

Vau Dejës: 701 votues

Puke: 586 votues

Fushë Arrëz: 588 votues

Në Sarandë kanë votuar 699 votues

Delvinë: 250 votues

Konispol: 176 votues

Finiq: 130 votues

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?