Mbyllet edicioni i 61-të i festivalit të këngës për fëmijë, ja kënga fituese
Festivali mbarëkombëtar i fëmijëve në Shkodër mbylli më sukses siparin e 61-të duke kurorëzuar me çmimin e parë vogëlushen Nikol Çabeli me këngën “Coco im”.
Mes 20 fëmijëve nga Shqipëria dhe Diaspora, vogëlushja triumfoi me këngën e shkruar dhe kompozuar nga Erjona Rushiti, e cila përshkruan miqësinë e sinqertë mes qenit dhe njeriut. Ishin vetë fwmijwt e tjerë pjesëmarrës që e votuan këtë këngë si triumfuese.
Për drejtuesin artistik të këtë festivali emocionet janë të shumta në përmbyllje të këtij evenimenti të këngës për fëmijë.
Me vendin e dytë u vlerësua kënga “Mama” e kënduar nga Emili Dervishi ndërsa në vendin e tretë u rendit kënga “Superstar” e interpretuar nga Gedis Germani .
Për 3 netë me radhë 20 fëmijë nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi performuan në tempullin e kulturës në Shkodër, teatrin “Migjeni”. Risi e këtij viti ishin dhe aktivitetet në ambientet e jashtme të teatrit që e kthyen këtë festival në një festë për të gjithë fëmijët e qytetit.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë