English

Mbyllet faza e parë në Champions League, ekipet që kualifikohen

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Faza e parë e Champions, e cilësuar si ajo e ligës, ka përfunduar, ku janë vendosur verdiktet përfundimtare, ndërsa mbrëmjen e së mërkurës në orën 21 u luajtën të gjitha përballjet, konkretisht 18 duele. Manchester City, i cili rrezikonte shumë, arriti të kualifikohet më tej, por duket se fati nuk është me ta këtë sezon. Qytetarët në fazën Play-Off do të përballen me një nga Real Madrid dhe Bayern, ndërsa shorti i së premtes do ta konfirmojë diçka të tillë.

- Advertisement -

Liverpool u mposht nga PSV, por nuk e humbi kreun, me Arne Slot që eksperimentoi me formacionin, duke i dhënë mundësinë holandezëve të fitojnë. Bayern, Dortmundi, Interi, PSG, Leverkusen, Arsenal dhe Atletico fituan pa problem ndeshjet e tyre, ndërsa në Spanjë, Barcelona bëri paqe me Atalantën në një barazim 2-2. Dështimi i mbrëmjes vjen nga Italia, ku në fakt janë 2 skuadra, Milani që u mposht nga Dinamo e Zagrebit dhe Juventus nga Benfica. Të dyja do të jenë në Play-Off.

Sa i përket 8-shes së parë, ekipet që kalojnë menjëherë në 1/16 janë Liverpool, Barcelona, Arsenal, Inter, Atletico, Leverkusen, Lille dhe Aston Villa. Të premten në mesditë do të hidhet shorti, ku secila skuadër rrezikon vetëm 2 kundërshtarë. Sipas rregullores, gara nis nga skajet, e thënë më thjeshtë, Atalanta që renditet e 9-ta dhe Dortmundi i 10-ti përballen me vendin e 23 dhe 24 që janë Sportingu dhe Club Brugge. Shorti do të vendosë si do të jenë përballjet mes tyre, teksa e njëjta mënyrë do të vijojë me të gjitha ekipet e Play-Off.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?