Mbyllet procesi i votimit në Malin e Zi, raportohet pjesëmarrje e ulët

11 Qershor 2023 | 20:23

Është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi. Gazetarët e Euronews Albania ishin në Mal të zi për të ndjekur më nga afër procesin zgjedhor në Malin e zi.

Në një raportim për Euronews Albania  ata thanë se është mbyllur tashmë procesi i votimit, ndërsa pritet që pas pak të filloj procesi i numërimit të votave, i cili pritet të përfundoj pas disa orësh.

“Në të gjitha qendrat e votimit në komunën e Ulqinit është mbyllur me sukses procesi i votimit dhe duhet thënë se po kryhen procedurat e fundit për të nisur procesin e votimit, i cili pritet të përfundojë pas dy orësh.

Në komunën e Ulqinit nuk është paraqitur asnjë problematik ditën e sotme por ajo që vlen të theksohet është se pjesëmarrja ka qenë në nivelet më të luta që është regjistruar në zgjedhje.

Deri në këto momente bëhet fjalë për 50.8% pjesëmarrje në rang vendi në Malin e Zi, ndërsa nuk pritej në asnjë moment që pjesëmarrja të kalonte 60%”,-tha në një raportim nga Ulqini gazetari Teodor Gjergo.

Gazetari Ardit Hoxha në një lidhje direkte nga Tuzi, tha se për pak minuta do nisë procesi i numërimit të votave edhe në këtë komunë, ku shqiptarët presin që të nxjerrin një apo dy deputetë.

“Jam në komunën e Tuzit, duke qenë se në Tuz janë pritshmëritë e komunitetit shqiptar për të prodhuar një apo dy deputetë për Malin e Zi dhe mund të themi se vetëm pas pak minutash do të nisë dhe numërimi i votave”,-tha Ardit Hoxha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026