Mbyllja e kolegjit turk, Berisha: Akt i turpshëm! Mesazhi për biznesmenin
Kreu i PD-së Sali Berisha, e ka konsideruar si akt të turpshëm, mbylljen e kolegjit turk ‘Mehmet Akif”.
Në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Berisha tha se nuk mund të pranojmë ndikime politike në raportet fetare.
Berisha i ka kërkuar biznesmenit Sinan Idrizi, që të mos luajë me interesat kombëtare.
“Së pari i rikujtoj çdo shqiptari që nuk duhet të harrojnë kurrë se kombi është i pari. Ne nuk mund të pranojmë ndikime politike në raportet tona fetare. Në një anë kërkohet të emërohet kreu i komunitetit mysliman i cili zgjidhet me votë nga xhemati i tij, tani na del se do na i hapë dhe mbyllë shkollat kur të dojë. Nuk ka akt më të turpshëm, më të shpifur sesa të mbyllesh kopshte e çerdhe me arsyetimin se janë të lidhur me terroristët në Turqi. Gjetën një oligark Sinan Idrizin për të thënë se është pronari i godinës. I them Sinan Idrizit mos e bëj këtë, mos luaj në interesa kombëtare. Nëse Turqia do të respektojë Shqipërinë si vend sovran nuk mund të ndikojë kurrë në mbyllje shkollash. Rama nuk ka atdhe, është një njeri që i është përkushtuar vjedhjes së tij”- tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
- Marrëveshja Rusi-Serbi, Berisha: Pse Edi Rama nuk shqipëroi asnjë fjalë kundër saj?
- Berisha: Rama bën avokatin e Beogradit duke i kërkuar Vuçiç njohjen e Kosovës
“The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij
“Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
Rama: “The Albanian Files” është një botim i pavarur, kritikat u nxitën nga një tekst autoironik
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)
- 21:17 Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit