McLaren arriti të 10 podium rradhazi
Pushimet verore sapo kanë filluar por “Belgian Grand Prix” provoi edhe një herë se pjesa e dytë e sezonit në Formula 1 do të jetë një realitet tjetër krahasuar me një vit më parë. Red Bull, Ferrari, McLaren dhe Mercedes dominuan gjithcka dhe 7 pilotë fituan minimalisht një “Grands Prix”. Në vazhdim mund të gjeni disa shifra mbresëlënëse nga Spa-Francorchamps…
* Lewis Hamilton është piloti tjetër përvec Max Verstappen që fitoi më shumë se një garë prej muajit Prill 2023.
* Përpara skualifikimit të George Russell, Mercedes kishte siguruar të 60’tin përfundim me makinat në vendet 1-2 dhe të dytin në 4 vitet e fundit (Sao Paulo 2022 ishte gara e fundit me Russell dhe Hamilton).

* Podiumi i vetëm i Russell në Spa mbetet ai me Williams në vitin 2021.
* Fitorja e djeshme e Hamilton ishte podiumi i 11’të në Spa.
* Hamilton arriti të katërtin podium në 5 garat e fundit, pas 9 të tillave ku nuk u ngjit asnjëherë.
* Oscar Piastri në vendin e 2’të e ngjiti McLaren për të 10’ën garë rradhazi në podium.
* Një vit më parë, Piastri u tërhoq pas një incidenti në kthesën e 1’rë.
* Tre të parët në pistë e mbyllën garën me një diferencë prej 1.173s, më e vogla në mungesë të “safety car” prej vitit 2016 në “Abu Dhabi Grand Prix” kur Hamilton kishte një diferencë prej 0.843s.
* Ferrari dhe Charles Leclerc u renditën në vendin e 4’t ndërsa Red Bull dhe Max Verstappen në të 5’in duke përsëritur rezultatin e Hungarisë.
* Leclerc që u nis nga pole position u bë i 6’ti pilot rradhazi që dështon të fitojë garën. Seria më e gjatë negative nga vitet 2009/2010.

* Charles Leclerc nuk është ngjitur në podium pas fitores në “Monaco Grand Prix”.
* Verstappen ka përfunduar i 5’ti në pistë në 3 nga 4 garat e fundit. Për të fundit herë 3 vende të 5’ta ai i kishte realizuar në 5 sezone, 2019-2023.
* Vendi i 5’të për Lando Norris ishte rezultati më i mirë në 6 garat e tij në Spa.
* Vendi i 6 për Carlos Sainz e zbriti atë pas Oscar Piastri’t në klasifikimin e përgjithshëm të pilotëve.
* Red Bull’i i Sergio Perez e mbylli garën në vendin e 7 duke vendosur rekordin e xhiros më të shpejtë për të parën herë këtë sezon.
* Me vendin e 8 për Aston Martin, Fernando Alonso mbërriti në zonën e pikëve një ditë përpara ditëlindjes së 43’të.
* Alpine dhe Esteban Ocon u renditën në vendin 9’të, gara e 4’rt në zonën e pikëve për francezin që më herët kishte përfunduar 3 herë në vendin e 10’të.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 18:25 Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
- 18:18 BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
- 18:14 Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion
- 18:11 SHBA, Britania dhe aleatët paralajmërojnë: Modelet e reja të AI-së po rrisin rrezikun e sulmeve kibernetike
- 18:02 ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
- 17:55 Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën