Me 100 diamante, del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonapartit
Një kurorë diamanti, që i përkiste dhe u braktis nga Napoleon Bonaparti pas një beteje, do të dalë për herë të parë në ankand.
Kurora, me 100 diamante, u la pas kur perandori u tërhoq nga fusha e betejës për t’u kthyer në Paris, dhe tre ditë më vonë iu dhurua mbretit të Prusisë si pjesë e trofeve që ushtritë e tij morën me vete.
Ajo do të shitet për herë të parë në ankandin në Londër më 12 nëntor, me një çmim të parashikuar prej 113 mijë deri në 190 mijë paud.
Kurora ka në qendër një diamant oval të madh, me peshë 13 karatë, i rrethuar nga gati 100 diamante të tjera me forma dhe madhësi të ndryshme.
Krijuar për Napoleonin e Parë rreth vitit 1810, kurore përdorej në raste të veçanta dhe përfaqëson fundin e ëndrrës së tij për të ruajtur dhe zgjeruar perandorinë, duke shënuar gjithashtu një ndryshim historik të pushtetit në Evropë me ngritjen e Prusisë.
Një unazë diamanti me ngjyrë të lehtë rozë do të dalë gjithashtu për herë të parë në ankand.
Pesha e saj është pak më shumë se 13 karatë dhe është pjesë e një koleksioni prej 20 bizhuterish që i përkisnin një prej princeshave të fundit osmane, Neslishah Sultan. Unaza parashikohet të shitet për 380 mijë paund.
LEXONI GJITHASHTU:
Shpata e Napoleon Bonapartit shitet për 4.7 milionë euro në ankand
Mister personi që e bleu, shitet për 1.9 milionë euro kapelja e Napoleon Bonapartit
Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot
BE dhe Kina bien dakord, nisin bisedimet tremujore mbi deficitin tregtar prej 360 miliardë eurosh
Gjermania përpiqet të ndalë mbylljen e fabrikave të Volkswagen, në rrezik deri në 100 mijë vende pune
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht