Mister personi që e bleu, shitet për 1.9 milionë euro kapelja e Napoleon Bonapartit

20 Nëntor 2023 | 16:07

Një kapele që i përket Napoleon Bonapartit kur ai sundoi Francën në shekullin e 19-të është shitur për 1.9 milionë euro në një ankand në Paris.

Kapelja e zezë prej kastori vlerësohet se do të arrinte cmimin 600 mijë dhe 800 mijë € por shitja e saj theu cdo pritshmëri.

Nuk ka ende informacion se cili është personi i cili bleu kapelen e Napoleonit.

Historianët thonë se kapelja ishte pjesë e markës së tij. Dizajni i saj e bënte atë të dallueshëm në betejë. Napoeloni zotëronte rreth 120 kapele.

Megjithatë mendohet se kanë mbetur vetëm 20 të tilla e shumë prej tyre janë në koleksione private.

Bashkë me kapelen në shitje janë edhe relike të tjera të Napoleonit të mbledhura nga një industrialist që vdiq vitin e kaluar.

Por specialistët thonë se kapela është graali i vërtetë i shenjtë.

Perandori mbante kapelën e tij ku maja e saj ishte paralel me supet, e njohur si “en bataille” në betejë, ndërsa shumica e oficerëve të tij mbanin kapelet e tyre pingul me shpatullat.

Artikuj të tjerë që shiten përfshijnë një pjatë argjendi të grabitur nga karroca e Napoleonit pas humbjes së tij në 1815 në Waterloo dhe një çantë kote prej druri që ai zotëronte, brisqe, një furçë dhëmbësh argjendi, gërshërë dhe sende të tjera.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”

Spektri i nënës e ndjek Kim Jong-un. Marshalli-President i Koresë së Veriut është paraqitur para popullit të tij si një baba shembullor, duke ekspozuar bashkëshorten...
22:36 | 29/06/2026

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë

Ministri i mbrojtjes i Izraelit tha të hënën se presidenti i SHBA-së, Donald Trump këmbënguli në lidhjen e luftërave në Liban dhe Iran gjatë bisedimeve...
22:28 | 29/06/2026

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe...
22:20 | 29/06/2026