“Më bëri presion në zyrë”- Dëshmia e punonjëses së administratës kundër Ahmetaj

Arben Ahmetaj
11 Korrik 2023 | 10:00

Nga hetimi i SPAK ka rezultuar se Arben Ahmetaj në kohën kur ushtronte detyrën e ministrit ka ushtruar “presion” mbi një punonjëse të administratës për të miratuar pozitivisht kontratën koncesionare të një landfilli në Durrës.

Në dosjen e SPAK nënvizohet se shtetësja Sidita Kopliku (Temali), anëtare në komisionin për zhvillimin e procedurës koncensionare të Tiranës, si përfaqësuese e Agjensisë së Trajtimit të Koncensioneve, ka deklaruar përballë prokurorëve se ka pasur presione nga titullarja e institucionit, Rovena Beqiraj, ku prej saj nxitej që procedura koncensionare për Tiranën të finalizohej me sukses.

Gjithashtu Kopliku sqaron se, kur ka qenë pjesë e procedurës koncensionare në lidhje me Durrësin ku do të ndërtohej një landfill, si anëtare komisioni, një këshilltar i ministrit Arben Ahmetaj, e ka njoftuar që e kërkonte ministri Arben Ahmetaj në zyrë.

Ajo shton se ka shkuar tek zyra e ministrit Arben Ahmetaj, në paradhomë, ku sekretarja i ka kërkuar të linte telefonin aty, dhe më pas është futur në zyrën ku ndodhej ministri Arben Ahmetaj, e shoqëruar nga këshilltari.

Kopliku ka deklaruar në Prokurorinë e Posaçme se Ahmetaj i ka kërkuar që, në lidhje me procedurën e Durrësit, Sidita ta shikonte dhe ta vlerësonte me pozitivitet, në drejtim të përfundimit me sukses të saj.

“Sidita këtë takim e ka vlerësuar si formë presioni pasi titullar të drejtëpërdrejtë ajo kishte kryetarin e Atrako-s. Pas kësaj situate, edhe në rastin e procedurës koncensionare të Tiranës, Sidita është ndjerë në presion për shkak të asaj që kishte ndodhur për Durrësin dhe pasur parasysh edhe nxitjen e kryetares Rovena Beqiraj që kjo procedurë koncensionare e Tiranës të realizohej me sukses”, thuhet në dosjen e SPAK.

  • Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026