“Më bezdiste”- Masakroi të birin me çekiç, kush autori 77-vjeçar i krimit të rëndë

18 Shkurt 2023 | 13:02

Personi që shihni në foton e mësipërme është 77-vjeçari Shefki Bylykbashi, i cili mbrëmjen e së premtes vrau djalin e tij 50-vjeçar Hamdi Bylykbashi.

Fillimisht ngjarja e ndodhur në fshatin Zvezdë u raportua si aksidentale, por nga hetimet e thelluara dhe provat e siguruara rezultoi se pasditen e djeshme, 50-vjeçari duke qenë në gjendje të dehur, është konfliktuar në banesë me babanë Shefki Bylykbashi, 77 vjeç, të cilin ka dashur ta hedhë në pusin e ujit në oborr.

Ky i fundit e ka goditur me çekiç në kokë duke bërë që 50-vjeçari të ndërrote jetë.

Në dëshminë e dhënë në polici, 77-vjeçari tha se i biri vinte në gjendje të dehur çdo ditë në shtëpi, çka ka bërë që të konfliktoheshin ditën e djeshme.

“Më bezdiste shumë kohët e fundit, ai më parë nuk pinte kështu, por filloi të pinte ccdo ditë. Nuk duroja dot më këtë sjellje. Nuk doja ta bëja këtë veprim, nuk doja ta vrisja, por nuk po më mbante më durimi, ma solli në atë pikë që nuk duroja dot më”, është shprehur 77-vjeçari në polici.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Malkaj debat me përfaqësuesin e PS: Kudo që ka protestë do jem aty, Muharremi: Qytetarët kanë zgjedhur vizionin tonë

Gjatë debatit në emisionin “Review” me Greta Topjana, aktori i njohur Mehdi Malkaj deklaroi se do të vazhdojë të marrë pjesë në çdo protestë kundër...
22:09 | 06/06/2026

Nga ironia te kritikat, pankartat pikante në ditën e 7-të të protestës

Këtë të shtunë është shënuar dita e 7-të që Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur nga qytetarë që po protestojnë. Qytetarët mbajnë në duar pankarta...
20:01 | 06/06/2026

Zgjerohet protesta edhe në Elbasan, në thirrjet e qytetarëve brohoritet për të drejtat e tyre

Mjaft qytetarë janë mbledhur edhe në Elbasan këtë të shtunë, protestë e cila nisi kundër ndërtimit në zonën e Zvërnecit duke kaluar në pika të...
19:32 | 06/06/2026