“Më e përhapur te vajzat”, mjeku: Skolioza mund të dallohet dhe nga sytë ose dhëmbët
Mjeku fizioterapist Ilvi Begolli foli në emision Health O’Clock lidhur me sëmundjen e skoliozës.
Ai theksoi se, përveç testimeve dhe kontrollit tradicional, një mënyrë më e re për të ekzaminuar pacientët është edhe vëzhgimi i syve, dhëmbëve dhe këmbëve, pasi sipas tij, këto tregojnë shenja paralajmëruese të skoliozës te një person.
Mjeku shpjegoi etapat e zhvillimit të skoliozës dhe cilat janë moshat më kritike, duke theksuar gjithashtu se vajzat janë në rrezik më të lartë për t’u prekur pasi sipas tij, nga 8 persona me skoliozë, 7 janë vajza dhe vetëm një djalë.
“Skoliozat fillojnë që në moshën 7-8 vjeç dhe kanë një zhvillim tjetër mes moshës 8 deri në 12 vjeç, dhe më pas një tjetër fazë nga 13-15 vjeç. Kjo është periudha e përkeqësimit dhe zhvillimit të skoliozës. Probabiliteti është 7 vajza me një djalë. Arsyet janë të pashpjegueshme, por mendohet se kanë lidhje me disa elementë hormonalë, si edhe me zhvillimin ndryshe të fundshpinës te vajzat. Disa ndryshime që ndodhin në këtë fazë mund ta bëjnë më të predispozuar seksin femër për t’u prekur. Sipas studimeve të fundit, për të evidentuar një skoliozë, duhet të përqendrohemi në tre elementë: në sytë, dhëmbët dhe këmbët. Këto janë faktorë që mund të na japin sinjale për zhvillimin e skoliozës. Gjeja e parë që bëjmë kur vjen një pacient është, përveç testeve klasike dhe vëzhgimit të devijimeve trupore, edhe kontrolli i syve, i dhëmbëve dhe i këmbëve. Te fëmijët që kanë probleme me dhëmbët, nofullën, ekziston një probabilitet më i lartë për të zhvilluar skoliozë. E njëjta vlen edhe për fëmijët që kanë një këmbë më të përkulur nga brenda dhe një normale – kjo krijon ndryshim të biomekanikës trupore dhe rrit mundësinë për të pasur skoliozë”, tha Begolli.
Begolli shtoi se, në raste më të rralla, skolioza mund të jetë e lidhur edhe me arsye specifike mjekësore.
“Ka raste të rralla kur, për shembull, një dhimbje veshke, që krijon mbrojtje nga trupi, mund të çojë në devijim të posturës. Ka fëmijë që lindin me një këmbë më të shkurtër dhe një tjetër më të gjatë, çka mund të shkaktojë skoliozë. Po ashtu, edhe fëmijët që mund të kenë lindur me paraliza janë më të rrezikuar”. tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Projektligji për “tokat bujqësore”, Gjiknuri voton kundër, debaton me Bylykbashin dhe Manjën
Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin e grupit për bojkot të seancave
- 11:18 Projektligji për “tokat bujqësore”, Gjiknuri voton kundër, debaton me Bylykbashin dhe Manjën
- 11:15 Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
- 11:09 Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj
- 11:01 SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!
- 10:56 “E hodha unë nga ballkoni, më falni”, ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares shqiptare në Itali