“Fëmijët preken më të vegjël nga skolioza”, fizioterapisti: Ndikon teknologjia
Fizioterapisti Kleton Kadillari tha se është ulur shumë mosha mesatare e fëmijëve të prekur nga skolioza.
I ftuar në “Good Morning Albanians” ai tha se kjo mund të konsiderohet alarmante, pasi në bazë të një studimi të bërë vitin e kaluar mbi 45% e fëmijëve që morrën pjesë në studim, ishin me devijime posturale.
Sipas tij një faktor që ka filluar të ndikojë shumë është edhe përdorimi i tepruar i teknologjisë.
“Na shqetësojnë disa pika kyçe, e para është ulja e moshës ku na preken fëmijët nga skolioza, pra nëse kemi pasur atë moshën mesatare 9 deri në 15 vjeç, tani kemi vënë re se me skoliozë kemi edhe fëmijë, 6 dhe 7 vjeç.
Kjo besoj vjen edhe si pasojë e përdorimit të teknologjisë, por që është diçka alarmante, duke parë edhe numrin shumë të lartë me këto devijime posturale.
Në bazë të studimit kemi matur mbi 1200 fëmijë dhe mbi 45% e tyre kanë pasur devijime posturale, një pjesë e tyre janë konfirmuar me skoliozë”,-tha Kleton Kadillari për Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së