Zbuloni shkaqet e skoliozës, mjeku ortoped tregon faktorët kryesorë të saj
Në episodin e kësaj jave në emisionin Health O’Clock ishte i ftuar ortopedi Ilir Hasmuca.
Në emision u diskutua në lidhje me sëmundjen e skoliozës, shkaqet dhe trajtimin e saj.
Ortopedi tha se skolioza, në të shumtën e rasteve, fitohet gjatë rritjes dhe jetës, ndërsa renditi si shkaktarë kryesorë mënyrën e qëndrimit, çantat e rënda si dhe përdorimin e telefonit.
“Mund të ketë edhe skolioza të lindura, por zakonisht ato që ne vëmë re janë skoliozat e fituara gjatë rritjes dhe gjatë jetës. Këto janë më tipiket. Shkaqet zakonisht tek fëmijët, që janë pjesa më e prekshme dhe që prindërit janë më të ndjeshëm ndaj tyre, janë skolioza të fituara që kanë mundësi të vetëkorrigjohen ose të korrigjohen me trajtimet që ne japim. Mund të jetë, për shembull, mbajtja e çantës kur është shumë e rëndë, përdorimi i telefonit, përdorimi i laptopit, keqqëndrimi në tavolinën e studimit, marrja me sporte të rënda me peshë – këto janë pjesa jo gjenetike, pjesa ambientale, nga ajo që fëmijët ekspozohen,” – tha mjeku ortoped Ilir Hasmuca.
Sipas tij, skoliozat e lindura janë në raste më të rralla dhe mund të jenë një deformim i kolonave vertebrale.
“Sa i përket gjenetikës, mund të jetë një deformim i kolonave të vertebrave të lindura, të cilat në këtë rast quhen skolioza strukturore. Është pikërisht nga struktura dhe mund të mos shërbejë trajtimi konservativ pa operacion për ta korrigjuar,” – tha ortopedi.
LEXONI GJITHASHTU:
Hipertensioni i patrajtuar mund të çojë pacientin drejt dializës apo heqjes së veshkës, ja çfarë thotë doktoresha
Rrëfimi i një nëne me djalin pjesë e spektrit autik: Ka pasion të këndojë, jam e vendosur ta mbështesë
Njihuni me embriologen shqiptare që ka krijuar 22 bebe
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta