Nis trajnimi i mësuesve për depistimin e skoliozës, përfitojnë 240 mijë fëmijë

19 Dhjetor 2024 | 16:34

Ministrja e  Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ishte sot në shkollën 9-vjeçare “Servete Maçi” në kryeqytet, nga ku ka nisur zbatimin Programi më i ri Kombëtar për depistimin e skoliozës tek fëmijët.

240 mësues të edukimit fizik kanë nisur këtë të premte trajnimin e tyre pasi do të jenë ata që do të bëjën depistimin e skoliozës në shkollat shqiptare.

”Së bashku me Save The Children jemi duke punuar për të sjellë në jetë Programin Kombëtar të depistimit të skoliozës. Janë 240 mësues të edukimit fizik të cilët do të marrin trajnim lidhur me praktikën e depistimit. Sigurisht sistemi shëndetësor pastaj vijon dhe trajton gjithë elemenëtt e tij, por ju jeni ajo shtylla e parë e cila evidenton këtë lloj problematike me fëmijët tanë dhe unë e jam e sigurt do ta bëni këtë punë më së miri”, tha Albana Koçiu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Nga ky program do të përfitojnë të gjithë fëmijët e grupmoshës 6-14 vjeç të cilët do t’i nënshtrohen një testi vjetor për depistimin e skoliozës, dhe rezultatet do të dokumentohen në kartelën e tyre shëndetësore.

”Janë pothuajse 240 mijë fëmijë të shkollave 9-vjeçare që do të përfitojnë nga programi kombëtar i depistimit të skoliozës, pra që do të ketë vlerësime periodike vjetore lidhur me këtë problematikë”, tha Albana Koçiu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale..

Programi Kombëtar për depistimin e skoliozës është pjesë e projektit “Shkolla për Shëndetin” për identifikimin sa më të hershëm dhe parandalimin e pasojave që sjell kjo patologji.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës

Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra dhe është kallëzuar në Prokurori pas një kontrolli të zhvilluar në...
13:46 | 14/07/2026

Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës

Ka nisur edhe në Lezhë zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e këtij qyteti ka...
12:48 | 14/07/2026

Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e masave të ndërmarra në kuadër të situatës së zjarreve në vend, duke njoftuar se gjatë muajit qershor dhe...
12:37 | 14/07/2026