20% e fëmijëve me skoliozë, nis depistimi në shkolla. Plan për programe fizioterapie

11 Shtator 2024 | 18:09

Pesha e rëndë e cantave por edhe keqqëndrimi në banka gjatë mësimit, po rrit shifrat e skoliozës.

Andioni është një prej 28 mijë nxënësve që kanë hyrë këtë vit në klasën e parë. Veç mësimeve, ajo çfarë e mundon këto ditë është pesha e rëndë e çantës.

Ekipi i Euronews Albania peshoi çantën dhe rezultoi që është rreth 4 kilogram, ndërkohë që Andioni është 26 kg. Po çfarë thonë ekspertët për këtë?

“Është pak më e lartë se ç’duhet të mbajë, normalist duhet të mbajë 8% -10% të peshës trupore, a ka mundësi mos mbaj fare”, tha Ortopedi Ilir Hasmuça.

Megjithatë, pesha e çantave nuk është i vetmi faktor që çon në skolioze.

“Arsyet madhore janë çantat e shkollës. Zakonisht është përdorimi me orë të gjata i telefonit, tabletet, kompjuteri, keqpozicionimi në tavolinë kur hanë, kur studiojnë, keqpozicionimi në divan, në karrige. Këto janë elemetw të korrigjueshëm”, tha Hasmuça.

Skolioza është kthyer në një shqetësim të shëndetit publik dhe për këtë Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që të bëjë një depistim në të gjithë nxënësit e moshës shkollore. Në një raport paraprak të hartuar në shkollat e Elbasanit është parë që 20% e fëmijëve janë të prekur nga skolioza.

“Dy studime të bëra në Shqipëri në shkollat e qytetit të Elbasanit, ka rezultuar që 4 në 10 fëmijë kanë qenë të prekur nga skolioza, disa dhe në forma të avancuara. Për këtë arsye kemi vendosur të bëjmë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit për programin e depistimit të skoliozës në shkolla”, tha zëvendës-ministrja e Shwndetwsisw, Mira Rakacolli.

Depistimi do të kryhet nga mësuesit e fiskulturës dhe të gjithë fëmijët që do të dyshohen për skoliozë, do të orientohen drejt mjekut specilist për të vazhduar më pas procedurat për rehabilitimin e tyre.

“Ata që evidentohen që kanë skoliozë do ti nënshtrohen programeve të dedikuar fizioterapeutike për të rregulluar atë”, tha Rakacolli.

Sipas ekspertëve, në rastet e fëmijëve që lindin të shëndetëshëm skolioza është funksionale, që do të thotë se nuk kanë probleme kockore por disbalancë muskulare të shpinës, e cila vihet re tek fëmijët gjatë moshës së pubertetit. Në shumicën e rasteve ato janë të korigjueshme me fizioterapi apo korse.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës

Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra dhe është kallëzuar në Prokurori pas një kontrolli të zhvilluar në...
13:46 | 14/07/2026

Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës

Ka nisur edhe në Lezhë zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e këtij qyteti ka...
12:48 | 14/07/2026