“Me fotografinë e Enver Hoxhës në duar”- Veteranët festojnë 29 Nëntorin
Ndërkohë që ditën e sotme në varrezat e dëshmorëve në Tiranë, po mbahen homazhe për ditën e Çlirimit të Shqipërisë, nuk kanë munguar as disa qytetarë të cilët janë shfaqur duke mbajtur në duar foton e ish-diktatorit Enver Hoxha.
Njëri prej tyre foli për Euronews Albania ku tha se Enver Hoxha, nuk është aspak diktator, por hero i shtetit i cili e çliroi Shqipërinë nga pushtuesit, ndërsa ata që thonë të kundërtën sipas tij janë fëmijët e tradhtarëve dhe janë mashtrues.
“Enver Hoxha nuk ka qenë diktator, ai ka qenë për popullin se ishte udhëheqës i luftës çlirimtare. Këtë komb e ka shpëtuar Partia Komuniste më në krye Enver Hoxhën si komandant të përgjithshëm që e përzunë okupatorin nga Shqipëria.
E mori Shqipërinë me 800 mijë banorë dhe arriti 3 milionë e 800 mijë. Ne kemi jetuar shumë mirë, se punonim, spitalin shkollën e kishim pa lekë, punë kishte sa të duash. Kemi bërë fabrika, hidrocentrale, e zhvilluam Shqipërinë.
Jetonim shumë më mirë në atë kohë, tani nuk kam një fëmijë në shtëpi, ku jetohet pa fëmijën? S’kanë ku të rrinë. Këta e gjetën Shqipërinë të stolisur. Vetëm të mira i njoh, populli mbahej i pastër, nuk u përzinte, me shkollim me të gjitha gjërat, ishim të mbrojtur. Nga ‘44 deri kur iku komunizmi nuk na pushtoi njëri, ndaj ky ka merita shumë të mëdha, është hero i shtetit shqiptar.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë