“Më jep llogari si kryenegociator”, Kadia-Shabanit: Mos u merr me Google se le nam

24 Nëntor 2022 | 21:52

Endri Shabani, kryetar i Nismës Thurje i kërkoi llogari Besard Kadias, zv.ministrit të Ekonomisë sa i takon portit të Durrësit me argumentin se 40% e të ardhurave të tij shkojnë për rrogën e Kadias.

“Ti je zyrtar publik dhe ti si zyrtar publik duhet të më japësh llogari këtu. Unë lexoj që kjo kompania që ti bashkëpunon është e proceduar penalisht në Pakistan, në Indi dhe në Kroaci. A mund të më japësh llogari ti këtu si zyrtar publik, si kryenegociatori me këtë kompani?” – tha Shabani në “Now me Erla Mëhillin”.

Ndërkohë Kadia pati një përgjigje të thjeshtë për situatën.

“Po ik o Endri mos u merr me Google se le nam,” – u shpreh ai.

Shabani iu drejtua më pas me argumentin se nga pikëpamja e formimit akademik, Kadia ishte inferior ndaj tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026