‘Me Kosovën u shkel e drejta ndërkombëtare’, mesazhet e Sanchez në rajon
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez përfundoi vizitën katërditore në vendet e Ballkanit Perëndimor. Sanchez e nisi turin ballkanik nga Beogradi, për të vijuar me Sarajevën, Mostarin, Podgoricën, Shkupin dhe Tiranën.
Në vizitën e tij zyrtare, e para e një kryeministri spanjoll në Shqipëri, Petro theksoi rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor në kontekstin e agresionit rus ndaj Ukrainës dhe të marrjes nga Spanja së Presidencës së BE në 6-mujorin e parë të 2023.
Spanja mbështet idenë e Presidentit francez Emmanuel Macron për krijimin e “Komunitetit Politik Europian”
Mbretëria e Spanjës është një ndër pesë vendet anëtare të BE, krahas Rumanisë, Sllovakisë, Qipros dhe Greqisë, që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur.
“Mendojmë që është shkelur e drejta ndërkombëtare, ndaj nuk mund të jemi në favor të njohjes së shtetit të Kosovës”, tha kryeministri Spanjoll.
Një deklaratë që u komentua gjatë për faktin se gjykata ndërkombëtare e drejtësisë ku dhe Spanja është anëtare ka dhënë mendimin se pavarësia e Kosovës nuk bie në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid