Më pak gjermanë preferojnë pensionimin e parakohshëm

19 Shkurt 2024 | 10:25

Secilën herë e më shumë, banorët e Gjermanisë janë duke punuar deri në moshën 67-vjeçare, kanë treguar disa të dhëna qeveritare.

Mosha standarde e pensionimit për ata që kanë lindur pas vitit 1964 është 67-vjeçare.

Pensionimi i parakohshëm mund të zbatohet prej moshës 63-vjeçare me zvogëlim të përfitimeve.

Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i personave në grup-moshat 63 dhe 67 vjeç, që janë ende në punë, është rritur ndjeshëm prej 1.31 milion në 1.67 milion vitin e kaluar, shkruan REL.

Më 2022, 1.52 milion njerëz në këtë grup-moshë kanë qenë ende të pensionuar.

Këto të dhëna janë bërë publike pas debatit për pensionet, të ngritur prej partisë së krahut të majtë, Linke.

Debati është aktualizuar për shkak të rritjes së numrit të njerëzve që janë në kohën e pensionimit dhe mungesës së punëtorëve, në anën tjetër.

Disa sindikata të punëtorëve dhe politikanë të krahut të majtë, janë duke e kundërshtuar rritjen e moshës së pensionimit në 70 vjeç.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit

Fëmijët dhe të rinjtë e rritur në familje mafioze do të kenë një shans për t’u shkëputur nga krimi i organizuar sipas legjislacionit të ri...
15:56 | 16/07/2026

Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll

Dy turistë rusë u arrestuan në Stamboll pasi u akuzuan se kishin lexuar me zë të lartë fragmente nga Bibla Brenda xhamisë Shën Sofia. Dy rusët u dërguan në një stacion...
15:27 | 16/07/2026

Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore

Nëse Franca e mban fjalën që e dha më 14 korrik që aeroplanët luftarakë Rafale do t’i dërgohen Ukrainës në një të ardhme të afërt,...
15:19 | 16/07/2026