Më pak kredi me probleme, 350 mln € nuk shlyhen në kohë, 5.07% e totalit të huasë
Kreditë me probleme po ulen. Shtrenjtimi i tyre për shkak të rritjes së normave të interesit dhe inflacionit gjatë vitit të kaluar preku nivelin më të lartë në gusht 2023 me nivelin 5.3%.
Por, në muajin nëntor kreditë e këqija zbritën në 5.07% të totalit. Në pjesën e dytë të vitit, ato janë ulur gradualisht, edhe pse Banka Qendrore ka ndërhyrë në rritjen e normës së interesit në 3.25%.
Edhe bankat kanë luajtur rolin e tyre në portofolin e kredive, duke bërë analiza dhe vlerësime të kujdesshme për aftësinë paguese të konsumatorëve dhe bizneseve në shlyerjen e huave që ata marrin.
Ndërkohë, sa i përket kursit të këmbimit, forcimi i Lekut ka dhënë pjesërisht edhe një efekt paralel negativ, sepse ka tkurrur vlerën e portofolit të kredisë në valutë.
Vlera e portofolit të kredisë për ekonominë në fund të tetorit arriti në 7.2 mld euro, me një rritje vjetore prej 1.9%. Në mungesë të efektit të kursit të këmbimit, Banka e Shqipërisë llogarit se rritja vjetore do të kishte qenë rreth 7%.
Në total sistemi bankar shqiptar ka më shumë se 350 milionë euro kredi, e cila nuk paguhet në kohë.
LEXONI GJITHASHTU:
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri
Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
- 19:11 Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij
- 19:05 Vuçiç tregon kur do ta lërë presidencën: Mund të kandidoj për kryeministër
- 19:03 Vritet ish-deputetja e njohur britanike, arrestohet një autor i dyshuar
- 18:44 Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 18:43 A rrezikohet rajoni? Shpërthen ethja afrikane në Serbi, urdhërohet asgjësimi i 11 mijë derrave
- 18:23 Trump: Ja udhëzimi që kam lënë nëse Irani ndërmerr një sulm ndaj meje