English

“Me Shah nuk fiton para”, shahistja në Israel: Do vetëmohim, 8 orë përkushtim

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Irena Steinova shahistja e ftuar në emisionin  “Good Morning Albanians” tha se për një periudhë kohe u distancua nga loja e shahut, pasi ajo kërkon shumë përkushtim e vetëmohim që të arrije të ishe i suksesshëm.

- Advertisement -

Ajo tha se e ndërpreu lidhjen e saj me shahun deri në vitin 2013 pasi duke qenë se lëvizi në një vend të ri i duhet të mësonte gjuhën e t’i përkushtohej familjes edhe duke punuar, pasi shahu nuk siguron të ardhura të mjaftueshme.

“Shahu kërkon përkushtim, kërkon vetëmohim nëse do që të kesh sukses, unë nuk mund ta sakrifikoja atë, se përkushtimin e kisha te familja dhe për t’u stabilizuar në vend. Unë duhet të mësoja gjuhën të krijoja kushte të tjera për mfamiljen, duhet të studioja, mësova në kurse për të përparuar. Në 2013 pastaj iu futa shahut. Me SHAH-un nuk fitohen para, as sot nuk fitohen para”,-tha Steinova.

Irena Steinova është një ndër shqiptaret e njohura dhe të suksesshme që ka zgjedhur të jetojë në Izrael prej shumë vitesh. Në profesion ajo është shahiste dhe arbitre e shahut dhe vitet e fundit është pjesë e kryesisë së Federatës së Shahut të Izraelit (The Israel Chess Federation) si edhe në komisionin që nxit angazhimin e grave në këtë lloj sporti.

Irena ka qenë shahiste e klubit “17 Nëntori dhe në vitin 1982 është shpallur nënkampione. Që prej vitit 1991 ajo jeton ne Izrael dhe është përshtatur shumë mirë me gjuhën hebraike dhe kulturën e këtij vendi duke dhënë kështu kontributin e saj edhe për brezat e rinj.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?