Më shumë birra, më pak kafe! Çfarë u importua më shumë në periudhën janar-mars 2024

6 Maj 2024 | 16:20

Në tremujorin e parë të vitit, produktet e importit me akcizë si birra dhe karburanti shënuan rritje në import për tonelata, ndërkohë kafja e importuar është në ulje. Kërkesa e lartë e këtyre produkteve duket se është e nxitur nga turizmi I shtuar në vend

Shqiptarët konsumojnë më shumë birrë se kafe. Nëse nga një anë dyshimi nëse janë shqiptarë apo turistët e shumtë të huaj që kanë nxitur këtë trend konsumi mbetet një spekulim, shifrat e importit të dhëna nga INSTAT nga ana tjetër dëshmojnë për një rritje dyshifrore të importit të birrës në tre muajt e parë të vitit.

Të dhënat tregojnë se importet e birrës u rriten në tremujorin e parë me rreth 19%. Gjithsej u importuan 9600 tonë birrë nga 8100 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vitet e fundit importet e birrës janë rritur me shpejtësi duke zënë një pjesë të konsiderueshme të tregut.

Birrat e huaja që shiten të tregun tonë, kanë dëmtuar prodhimin vendas të artizanëve lokal të birrës. Pesha e birrave të importuara sot zë në 60% të tregut, nga 44% që ishte një dekadë më parë.

Nga ana tjetër kafeja e importuar ka shënuar ulje. Në tre mujorin e pare të vitit janë importuar 1555 tonë kafe nga 1835 tonë në të njëjtën periudhe të vitit 2023. Importet e kafesë dhe cigareve kanë luhatje të mëdha mujore. Këto të fundit gjithashtu kanë shënuar rritje, ku importi i cigareve u rrit me rreth 2.3%.

Duket se produktetet e importit të mallrave të akcizës vijuan në rritje me ritme të larta këtë fillim vitit. Ato kanë ndjekur trendin e importit të kategorive të tjera si ushqime dhe lëndë djegëse. Në tre muajt e parë të vitit, importet e ushqimeve u rritën me 22%, ndërkohë që dhe karburantet u rritën me 7.1%.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se gjatë periudhës janar-mars të këtij viti, u importuan 137,541 tonë karburante nga 128,319 tonë vitin e kaluar. Ky ishte niveli më i lartë i importit që nga e njëjta periudhë e vitit 2021.

Në përgjithësi turizmi i shtuar që ka rezultuar në Shqipëri, ka nxitur kërkesën e lartë për mallra konsumi dhe lëvizje, kërkesë kjo e cila nuk plotësohet dot nga oferta e brendshme e prodhimit vendas.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026