Datëlindja e Skënderbeut/ 5 monumente të reja në Europë në nder të Heroit Kombëtar
6 maj 1405 përkujtohet si ditëlindja e heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Por 619-vjetori i përkujtimit të lindjes së Skënderbeut është festuar me përurimin e disa monumenteve të reja në disa qytete të ndryshme të Europës dhe Ballkanit.
2 buste të rinj dhe një shtatore e Skënderbeut janë vendosur në komunat arbëreshe në jug të Italisë. San Sofia, San Basile dhe Zangarona në rajonin e Kalabrisë janë tre qytezat që do të kenë nga një monument të heroit kombëtar.
Gjatë këtyre ceremonive i pranishëm ka qenë edhe presidenti Bajram Begaj.
Por jo vetëm në Itali, Gjergj Kastrioti do të ketë një bust të ri edhe në Hungari. Pas atij që është në parkun qendror të Budapestit, kryeqytetin hungarez, një bust i Skënderbeut është përuruar edhe në qytetin e Eger.
Gjithashtu një monument madhështor i Skënderbeut është përuruar pak ditë më parë edhe në Gjakovë, ku të pranishëm ishin drejtues lokal të pushtetit vendor.
Sakaq, qyteti i radhës europian që do të ketë një shtatore të heroit kombëtar të shqiptarëve, pritet të jetë Parisi. Lajmi u dha gjatë një vizitë të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në Parisë, vetëm pak ditë më parë.
Për të kujtuar datën e lindjes së Gjergj Kastriotit në Shqipëri dhe Kosovë janë mbajtur disa ceremoni përkujtimore.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë