10% e adoleshentëve përdorin kanabis, Shqipëria e 25-ta mes 44 shteteve europiane

6 Maj 2024 | 15:48

1 në 10 adoleshentë në Shqipëri janë përdorues të Kanabisit. Studimi mbi sjelljet e rrezikshme i realizuar nga OBSh, në 44 shtete Europiane ka nxjerr në pah se vendi ynë renditet i 25-ti sa i takon konsumit të kanabisit tek 15-vjeçarët.

Sipas specialistes së ISHP, Genta Qirjako, që ka mbledhur të dhënat  për Shqipërinë, 11% e djemve dhe 4% e vajzave kanë eksperimentuar me këtë lëndë të ndaluar.

Për ekspertët, kanabisi nuk është shqetësimi kryesor, por cigarja elektronike e cila ka një përdorim masiv edhe tek moshat e vogla. Për të frenuar këto sjellje të rrezikshme për adoleshentët, në shkolla do të nis një fushatë sensibilizimi.

“Unë do të thoja se toleranca duhet të jetë zero. Duhet të ketë më shumë ndërgjegjësim, sidomos edhe në shkolla”,-tha Genta Qirajko specialiste, ISHP

Sa i takon përdorimit të cigares elektronike, të dhënat e studimit faktuan se rreth 50% e adoleshentëve janë përdorues.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026