Më shumë se 3500 viktima nga tërmeti në Mianmar: Ekipet e shpëtimit ende në terren
Një përpjekje e gjatë për të gjetur të mbijetuar nga tërmeti shkatërrues që goditi Mianmarin më 28 mars u ndërpre të hënën, teksa numri i të vdekurve nga katastrofa që kalonte 3,500 dhe po rritet, raportoi sot AP.
Shërbimi Zjarrfikës i Mianmarit njoftoi sot se ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë 10 trupa nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Mandalay, qyteti i dytë më i madh i Mianmarit.
Grupet e shpëtimit nga Singapori, Malajzia dhe India thuhet se janë kthyer në vendet e tyre pasi mbaroi puna e tyre për të gjetur të mbijetuar dhe numri i ekipeve të shpëtimit që operojnë në zonat e banuara të Naypyidaw po zvogëlohet vazhdimisht, sipas AP.
Tërmeti me magnitudë 7.7 goditi një zonë të gjerë të vendit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në gjashtë rajone dhe shtete. Tërmeti la shumë zona pa energji, lidhje telefonike apo celulare dhe dëmtoi rrugë dhe ura, duke e bërë të vështirë vlerësimin e shkallës së plotë të shkatërrimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Rutte në vizitë në Shtëpinë e Bardhë, kreu i NATO-s përpiqet të zbusë tensionet me presidentin Trump
Rubio: Çdo marrëveshje me Iranin do të sigurojë sigurinë e aleatëve të Gjirit
SHBA kërkon 88 miliardë dollarë pas luftës në Iran, Trump: Teherani nuk do ketë armë bërthamore, aleatët europianë na braktisën
- 11:48 Rutte në vizitë në Shtëpinë e Bardhë, kreu i NATO-s përpiqet të zbusë tensionet me presidentin Trump
- 11:42 Rubio: Çdo marrëveshje me Iranin do të sigurojë sigurinë e aleatëve të Gjirit
- 11:41 SHBA kërkon 88 miliardë dollarë pas luftës në Iran, Trump: Teherani nuk do ketë armë bërthamore, aleatët europianë na braktisën
- 11:39 Elon Musk zbret nën kufirin e 1 trilion dollarëve pas goditjes në tregjet financiare!
- 11:39 Polonia dhe Ukraina, përplasja në aleancën anti-Putin?
- 11:37 Zyrtarët e lartë izraelitë dhe libanezë mohojnë se Izraeli është tërhequr nga një pjesë e Libanit jugor