Mianmari në emergjencë: Mbi 3300 viktima pas tërmetit, 5 mijë të plagosur

5 Prill 2025 | 16:41

Mediat shtetërore të Mianmarit njoftuan se numri i viktimave nga tërmeti kishte arritur në 3 354 deri të shtunën. Shefi i ndihmave të OKB-së, Tom Fletcher, mbërriti në qytetin Mandalay, pranë epiqendrës së tërmetit, dhe vlerësoi organizatat humanitare dhe komunitare që kanë ofruar ndihmë.

“OKB-ja është këtu për të ndihmuar , bota duhet të qëndrojë në krah të popullit të Mianmarit,” shkroi ai në X të shtunën.

Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut deklaroi se junta ushtarake po kufizonte ndihmat në rajonet ku popullsia është kundër sundimit të saj.

Misione shpëtimi nga Kina, Rusia, India dhe vende të tjera aziatike dhe perëndimore janë duke ndihmuar Mianmarin për të përballuar pasojat e tërmetit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dërguan një ekip vetëm të premten.

Që nga grushti ushtarak që përmbysi qeverinë e zgjedhur të Mianmarit në vitin 2021, sunduesit e vendit janë izoluar nga pjesa më e madhe e botës. Drejtuesit e Juntës ushtarake janë në sanksione ndërkombëtare dhe Gjykata Penale Ndërkombëtare kërkon lëshimin e urdhër-arresteve për disa prej tyre.

Pavarësisht shkatërrimit të shkaktuar nga tërmeti, ushtria e Mianmarit vazhdoi fushatën e saj të bombardimeve deri të mërkurën, kur shpalli një armëpushim që do të zgjasë deri më 22 prill. Ky vendim u mor pasi grupet rebele deklaruan se do të ndalonin luftimet për të lejuar shpërndarjen e ndihmave.

Tërmeti 7.7 ballë që goditi Mianmari më 28 mars cilësohet ndër më vdekjeprurësit në histrinë e vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha të enjten se marina e franceze ka kapur një anije cisternë nafte ndërsa ajo po kalonte pranë bregut të...
12:00 | 25/06/2026

Rutte për Iranin: E rëndësishme që të mos marrë kurrë në dorë kapacitetet bërthamore

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte nuk pranoi të thoshte nëse ishte dakord me presidentin Donald Trump që Irani duhet të ketë raketa balistike....
11:52 | 25/06/2026

Rutte vizitë në Shtëpinë e Bardhë, kreu i NATO-s përpiqet të zbusë tensionet me presidentin Trump

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u përpoq të qetësonte tensionet me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, duke përdorur një...
11:48 | 25/06/2026