Shtohen rastet e dhunës në familje, 18,6% më shumë se në 2023

5 Prill 2025 | 16:20

Rastet e dhunës në familje kanë ardhur në rritje. Edhe në vitin 2024, situata nuk ka qenë premtuese, për të pasur një përmirësim.

Të dhënat e nxjerra nga 13 Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, gjatë 2024 janë regjistruar mbi 1600 procedime penale, me mbi 1200 të pandehur ose me rritje 18,6 % krahasur me vitin 2023.

Në raportiin e prokurorit të përgjithshëm Olsian Çela evidentohet se politika penale për çështje të “Dhunës në familje” është e ashpër. Të dhënat statistikore evidentojnë se kërkesat e prokurorëve lidhur me masat e sigurimit janë të ashpra, ku mbi 88% janë kërkesa për masa sigurimi me arrest, që përbën rritje në krahasim me vitin 2023, ku kërkesat për arrest ishin në masën 87%. Për veprën penale të dhunës në familje kërkesa për dënimin e të pandehurve është 64,56 % e për caktimin e dënimit me burg dhe 34.44 % e kërkesave janë për caktimin e alternativave të tjera të dënimit.

Edhe situata më të miturit nuk paraqitet e mirë. Të miturit në konflikt me ligjin, sipas të dhënave statistikore të vitit 2024 janë regjistruar 722 çështje dhe ku pasoja kanë rënë mbi 740 të mitur viktima të dhunës, prej të cilëve 370 femra dhe 377 meshkuj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij

Policia e Korçës këtë të enjte ka finalizuar një operacion ku ka vënë në pranga një 31-vjeçar ndërsa është proçeduar në gjendje të lirë kushëriri...
13:32 | 25/06/2026

Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

Është arrestuar në flagrancë këtë të enjte autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë, ku pas një konflikti mes dy vëllezërve, njëri...
13:27 | 25/06/2026

Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Sukth të Durrësit. Policia bën me dije se lidhur me...
13:26 | 25/06/2026