Më shumë se 5 orë në SPAK, Ahmetaj përfundon dëshminë: Sqaruam pozicionin…

22 Qershor 2023 | 17:44

“Sqaruam pozicionin kaq…”, kështu ka thënë Arben Ahmetaj pas daljes së tij nga ambientet e SPAK pasi qëndroi atje për më shumë se 5 orë duke dëshmuar.

Ahmetaj ka refuzuar të japë më shumë komente për mediat ndërsa ka shtuar se do të paraqitet në SPAK sa herë të jetë e nevojshme.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme i ka shtrirë hetimet për Arben Ahmetajn në 4 drejtime, për pastrim parash, korrupsion pasiv, deklarim të rremë të pasurisë dhe shpërdorim detyre.

Një nga emrat më me pozitë në Partinë Socialiste duhet të provojë që është i pafajshëm për të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të për vendime dhe veprime të kryera gjatë kohës kur drejtoi dikastere të rëndësishme në qeveri.

Ahmetaj akuzohet për privatizim në kundërshtim me ligjin te aseteve në rrugën“5 maji” të shoqërisë “Buka”, mbi të cilën sot ngrihet një pallat. Në vitin 2014, si ish-ministër i ekonomisë, ai ka firmosur vendimin që shfuqizonte firmën e gjykatave, duke i rrëmbyer pronarëve legjitimë me mbiemër Myderizi rreth 6370 m2 truall.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026