Më shumë se 500 protestues nga Vlora drejt Tiranës për protestën
Më shumë se 500 protestues nga Vlora janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e opozitës që pritet të nisë sot në orën 19:00.
Atir Hoxha, kreu i PD në degën e Vlorës u shpreh për Euronews Albania se ka një interes të madh nga qytetarët e Vlorës për të marrë pjesë ne protestë.
Ai tregoi se protestuesit janë nisur drejt Tiranës me makina të vogla, pasi pasi shoferët e autobusëve kanë pasur frikën e gjobitjes nga policia.
Për protestën e sotme, Partia Demokratike ka kërkuar 2 orë leje në policinë e Tiranës.
Mbi 1000 efektivë të policisë do të jenë të angazhuar në terren mes të cilëve forca të rendit, të Ndërhyrjes së Shpejtë, repartit Shqiponja dhe punonjës të Gardës.
Ashtu si në protesta e tjera, do të ketë një kordon policie para Kryeministrisë, ndërsa Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të qëndrojnë në mbikëqyrje të situatës dhe në gatishmëri për çdo rast.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia