Meçaj: Lushnja dhe Fieri me numrin më të madh të bagëtive, Veriu ka mungesa
Të dhënat nga tregtia e jashtme në tremujorin e parë të vitit 2024 tregojnë se importi i kafshëve të gjalla në sasi u rrit me 62%, teksa një vit më parë në këtë periudhë ndryshimi vjetor ishte 22%.
Të dhënat tregojnë se gati 30% e sasisë së kafshëve të gjalla vjen nga Greqia dhe theren për mish në Shqipëri.
Roland Meçaj drejtor i përgjithshëm i autoritetit kombëtar të veterinarisë tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se veriu i vendit ka më shumë mungesë sa i përket numrit të bagëtive ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë përqendruar në zonën e Lushnjës dhe Fierit.
“Numri i krerëve në 3 vitet e fundit ka gjetur një stabilitet, ka pasur luhatje për shkak të lëvizjeve demografike pasi shumë blegtorë janë larguar nga fshatrat. Nga statistikat na rezulton se është rritur numri i krerëve në zonën e Lushnjës dhe Fierit, ka rënë numri i krerëve në veri, Elbasani ka nivel të kënaqshëm dhe Tirana ka mbetur njësoj. Është Vlora që kryeson pasi sot është kthyer në një qendër të blegtorisë, kryesisht përmes fermave të mëdha”, tha Meçaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit