Eksperti Sinani: Qumështi shqiptar, më i miri sesa i Greqisë dhe i çdo vendi tjetër
Të dhënat nga tregtia e jashtme në tremujorin e parë të vitit 2024 tregojnë se importi i kafshëve të gjalla në sasi u rrit me 62%, teksa një vit më parë në këtë periudhë ndryshimi vjetor ishte 22%.
Të dhënat tregojnë se gati 30% e sasisë së kafshëve të gjalla vjen nga Greqia dhe theren për mish në Shqipëri.
Abdyl Sinani, ekspert i industrisë ushqimore tha në emisionin GoodMoroning Albanians në Euronews Albania se problemi më i madh në vend është ulja e numrit të krerëve të bagëtive, që rrjedhimisht çon në mosplotësimin e nevojave vendase për qumësht dhe nënprodukte.
Sipas tij qumështi shqiptar i dhisë është më i miri se sa i Greqisë dhe i çdo vendi tjetër.
“Qumështi i dhisë që rritet në kodra është shumë i mirë se ai i Greqisë dhe i të gjithëve, por një gjë kemi, që kemi një rënie të madhe të prodhimit të krerëve dhe bagëtisë së imët. Po bëhet punë shumë e madhe për të plotësuar nevojat. Është kjo, që po i kushtohet më shumë rëndësi bujqësisë dhe po lihet blegtoria, kur nuk u bë subvencioni në kohë filluan të shesin krerët. Pati dhe diçka tjetër, që u rrit çmimi i qumështit pluhur duke ndikuar në rritjen e çmimit të qumështit, tani do shtohet numri i krerëve dhe qeveria nuk duhet të shohë çfarë u prodhua sot, por në perspektivë për 5 vjet”, tha Sinani.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë