Meçollari për kërkimet në Jon: Greqia, presion Shqipërisë për të shkuar në Hagë
Ish-zëvendës komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari e sheh si presion faktin që tre anije greke kanë kryer studime dhe kërkime për naftë në një zonë të kontestuar detare në detin Jon midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Meçollari deklaroi se ky veprim i shtetit grek, mund të jetë i qëllimshëm, për ta detyruar Shqipërinë që çështjen e detit ta zgjidhë në Gjykatën e Hagës.
“Kemi të bëjmë me një rast të përsëritur. Unë gjykoj që më tepër, kjo nuk është një element që lidhet me studimin sesa me një lloj presioni diplomatik, për shkak të mungesës së konsensusit për të shkuar në Hagë. Mund të jetë një veprim i qëllimshëm i Greqisë për të krijuar një lloj presioni për të shkuar në Hagë.
Kryeministri, para dy javësh deklaroi që nuk ka konsensus për vajtjen në Hagë. Kishin rëndë dakord para dy vjetësh, por për shkak të kushteve që duhet të vendoseshin, pra qeveria greke pretendon se nuk ekzistojnë dakordësi në negociatat e vitit 2018, por në fakt kishte dakordësi. Kjo është ndoshta një nga arsyet”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- Greqia kërkon naftë në detin Jon, Meçollari: Është zonë e kontestuar
- Çfarë do të bëjë Greqia për çështjen e detit me Shqipërinë?
- Deti me Greqinë | Baton Haxhiu: Rama i qëndron deklaratave që bën
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin